“Apple GPT”, kompania hedh hapin drejt inteligjencës artificiale

apple gpt kompania hedh hapin drejt inteligjences artificiale

14:38 20/07/2023

Apple po ndërton chatbot-in e tij të quajtur “Apple GPT”.  Sipas një raportimi nga “Bloomberg”, sistemi është një chatbot i inteligjencës artificiale siç ofrohet nga kompani të tjera. Ai përdor gjuhën dhe strukturën e Apple por është ndërtuar nga opsionet e Google.

Kompania ende  nuk e ka bërë të ditur qëllimin e kësaj teknologjie, por po përgatitet për një prezantim të madh vitin e ardhshëm.

Ekipe të ndryshme po punojnë për këtë projekt dhe disa prej tyre po merren posaçërisht me çështjet e privatësisë. Apple është fokusuar në këtë fushë si një prej parimeve thelbësore të saj, sidomos në vitet e fundit.

Nëse do të lançohet, “Apple GPT” do të shënojë hapin e parë të gjigandit teknologjik drejt inteligjencës artificiale i cili do të sjellë produktin e tij. Apple është treguar më i ngadaltë se sa konkurrenca në prezantimin e mjeteve të inteligjencës artificiale dhe ka shprehur publikisht kujdesin që duhet treguar lidhur me këtë teknologji.

Më herët gjatë këtij viti, shefi ekzekutiv Tim Cook tha se Apple po planifikonte të “ndërthurte” inteligjencën artificiale në produktet e saj, por duhet të jetë “e kujdesshme dhe e mirëmenduar”. Ai shtoi se “ka një mori çështjesh që duhen zgjidhur”.

Apple ofron disa produkte që inteligjencën artificiale. Siri e përdor këtë aftësi për të njohur zërin dhe kthyer përgjigje, por Apple ia atribuon këtë përmirësimit të algoritmit përmes të dhënave./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts