Apple, Microsoft dhe Google nuk ndalen, fitime marramendëse dhe gjatë pandemisë

22:20 28/07/2021

Në një kohë kur shumë kompani në botë po përballen me krizë të rëndë ekonomike për shkak të Covid, duket se pandemia ka qenë në favor të kompanive që prodhojnë pajisje teknologjike.

Gjigantët e prodhimit të pajisjeve teknologjike kanë raportuar fitime për vitin e fundit, pasi qytetarët kanë shtuar blerjet gjatë muajve që ishin të izoluar për shkak të Covid-19.

Apple ka deklaruar se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë Dollarë, në tremujorin e dytë të 2021, por edhe në tre mujorët e kaluar sërish ka pasur rritje.

Nga ana tjetër dhe Microsoft tha ka shtuar fitime deri në 16.5 miliardë Dollarë, me një rritje 47% më shumë se fillimi i vitit të kaluar, pasui qytetarët kanë blerë më shumë pajisje dhe lojëra.

Edhe Google është në një trend rritës për sa i përket fitime duke arritur në shifra rekord. “Jemi krenarë që shërbimet tona ndihmuan kaq shumë konsumatorë dhe biznese”, tha shefi i gjigantit të kërkimeve në internet, Sundar Pichai.

Fitimet e shtuara për gjigandët e teknologjisë nga analistët shihet si një gjë negative pasi mund të frenojë ndërmarrjet e tjera.

Lidhur me këtë pak kohë më parë Presidenti i SHBA, Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në përpjekje për të promovuar më shumë konkurrencë./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *