Arabët zgjerojnë ndikimin dhe në Holandë, pronarët e Mançester Sitit blejnë klubin e 12-të






“City Football Group”, kompania e themeluar në 2013-ën me seli në Mançester, që ka në pronësi Mançester Sitin, kërkon të shtrijë ndikimin e tij në botën e futbollit edhe në Holandë.

Sheikh-Mansour-Manchester-City

Nak Breda, klubi që luan në kategorinë e dytë holandeze, e ka dhënë lajmin e ndërrimit të pronësisë në faqen e vet zyrtare, ku ka konfirmuar se mes palëve që prej 19 shkurtit po zhvillohen negociata të cilat kanë përfunduar me sukses.

Grupi, 78% e të cilit kontrollohet nga “Abu Dhabi United Group”, ka qenë prej vitesh bashkëpunëtor i Nak Bredas dhe me blerjen e tij përfundimtare i ka shtuar edhe klubin e 12 të futbollit portofolit të tij të investimeve në sport.

Nga Europa në Amerikën e Veriut e të Jugut e nga Australia në Azi, kompania e ka shtrirë ndikimin e saj në të gjithë botën dhe premisat janë që zgjerimi të vazhdojë akoma.

Mançester Siti është pa dyshim klubi ku është përqendruar vëmendja, por në kontinentin e vjetër nuk ngelen pas as Trua dhe Girona, ashtu si Montevideo në Uruguai apo Jokohama Marinos e Nju Jork Siti respektivisht në Japoni e SHBA.

klubet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.