Arabi Saudite, një divorc në çdo 10 minuta

arabi saudite nje divorc ne cdo 10 minuta

arabi saudite nje divorc ne cdo 10 minuta

11:59 29/10/2022

Shkaqet kryesore janë kriza ekonomike dhe varësia nga rrjetet sociale

Fjalia epike ‘deri sa vdekja të na ndajë’ është shndërruar në një premtim të pambajtur në Arabinë Saudite, një vend i cili po njeh një rritje drastike të numrit të divorceve.

Që nga fillimi i  këtij viti kanë ndodhur mesatarisht 7 divorce çdo një orë ndërsa theksohet se në normën vjetore të divorcit është shënuar një rritje e pashembullt që nuk është regjistruar më parë.

Në lajmin e gazetës “Al-Yaum” të Arabisë Saudite, janë paraqitur të dhënat e publikuara nga Institucioni i Përgjithshëm i Statistikave të Arabisë Saudite lidhur me rastet e divorceve.

Sipas të dhënave të Institucionit të Statistikave, norma e divorceve në vitin 2020 shënoi rritje me 12.7 për qind dhe arriti në 57.595 raste.

Ndërsa që nga fillimi i vitit e deri më tani janë regjistruar mesatarisht 168 divorce në ditë. Kur rregullat e reja të karantinës morën pushtetin në 2020, shumë njerëz menduan se si do të ndikonte kjo për çiftet.

A do ta forconte më tepër raportin e tyre, kjo jetesë kaq shumë bashkë apo do t’i shtynte çiftet drejt konfliktit? E mesa duket kjo rritje e numrit të divorceve pikërisht gjatë Covid-19 tregon se koha e kaluar më shumë si bashku i ka çuar çiftet të konfliktohen.

Por cilat janë shkaqet kryesore të divorceve? Sipas avokatit Dahil ed-Dahil ai sheh si arsye më të rëndësishme të rritjes së normës së divorceve në Arabinë Saudite në vitet e fundit krizën ekonomike dhe rritjet e çmimeve si pasojë e pandemisë së Covid-19. Një nga arsyet e tjera që ai rendit është edhe  varësia nga rrjetet sociale.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts