Arabia Saudite hedh poshtë akuzat e Bidenit

arabia saudite hedh poshte akuzat e bidenit
arabia saudite hedh poshte akuzat e bidenit

22:40 13/10/2022

Al-Jubeir: Nuk po bashkëpunojmë me Rusinë, duam stabilizimin e tregut

Një ditë pasi presidenti amerikan Xho Bajden paralajmëroi me pasoja Arabinë Saudite që e akuzoi se po bashkëpunon me Rusinë, me vendimin e javës së kaluar për të ulur prodhimin e naftës, zyrtarët në Riad e hedhin poshtë këtë akuzë. Në një intervistë për CNN, ministri i jashtëm i mbretërisë saudite e mohon se nafta po përdoret si armë për qëllime politike.

Adel Al-Jubeir – Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite: Ne gjithmonë jemi përpjekur të hedhim në treg sasinë e duhur të naftës së papërpunuar për të ruajtur stabilitetin e tregut, që çmimet të mos rriten dhe për të ruajtur një lloj balance që të përfitojnë edhe konsumatorët edhe prodhuesit. Nëse dikush kërkon të spekullojë dhe të përfshijë diçka tjetër aty, kjo nuk është korrekte, por ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë.

Vendimi i javës së kaluar i OPEC-ut për të hequr nga tregu 2 milionë fuçi nafte në ditë duke nisur nga Nëntori riktheu çmimin e naftës së papërpunuar në nivelet që i ngriti lufta ruse në Ukrainë, mbi 90 dollarë për fuçi. Megjithatë, siç duket në grafikët e çmimit në bursat ndërkombëtare e siç pohon edhe kryediplomati saudit, prej fillimit të javës tendenca e çmimit të naftës bruto është në rënie.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts