Arabia Saudite pezullon fluturimet me 4 vende tjera kundër përhapjes së COVID-19

Arabia Saudite ka pezulluar edhe me 4 vende të tjera trafikun e saj ajror për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) që ka pësuar mutacion.

Ministria e Brendshme saudite njoftoi se janë vendosur ndalesa të reja për fluturimet me qëllim për të parandaluar përhapjen e COVID-19 që ka pësuar mutacion.

“Në kuadër të kësaj janë pezulluar fluturimet e avionëve në vend nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Vietnami dhe Afganistani. Fluturimet nga Arabia Saudite drejt këtyre vendeve në fjalë do të zhvillohen me leje”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria e Brendshme edhe në muajin shkurt njoftoi pezullimin e udhëtimeve drejt Arabisë Saudite nga 20 vende përfshirë edhe Turqinë me përjashtim për shtetasit, diplomatët dhe punonjësit e saj të shëndetësisë.

Sipas të dhënave të fundit në Arabinë Saudite, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 7.848 persona ndërsa janë regjistruar 490.464 raste dhe janë shëruar 470.328 pacientë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *