Arabia Saudite “vendi i çudirave”/ U kthye në atdhe për pushime, 34 vite burg për nënën e dy fëmijëve, postoi në Twitter…

Salma al-Shehab, një qytetarë e Arabisë Saudite, është dënuar me 34 vite burg për shkak se posedonte një llogari në Twitter.

Pasi përfundoi studimet për doktoraturë në Universitetin e Leeds-it, ajo u kthye në vendin e saj me pushime.

Salma al-Shehab, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u dënua fillimisht me tre vjet burg për “krimin” e përdorimit të një faqe interneti për “shkaktim të trazirave publike dhe destabilizimin e sigurisë civile dhe kombëtare”, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi një dënim të ri prej 34 vitesh burg, pasi prokurori i kërkoi gjykatës të merrte në konsideratë krimet e tjera të supozuara.

Akuzat e reja përfshijnë pretendime se Shehab ka ndihmuar ata që kërkojnë të shkaktojnë trazira publike dhe të destabilizojnë sigurinë civile dhe kombëtare duke ndjekur llogaritë e tyre në Twitter dhe duke ripostuar postimet e tyre në Twitter.

Ajo nuk konsiderohet një aktiviste jashtëzakonisht e njohur, as në Arabinë Saudite dhe as në Britaninë e Madhe.

Në llogarinë në Twitter ku ka 2597 ndjekës, mes postimeve për Covid-19 dhe fotove të fëmijëve të saj të vegjël, Shehab ndonjëherë ka hedhur edhe postime të disidentëve sauditë që jetonin në mërgim, të cilët bënin thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.