“Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova”, Bardhi tregon çfarë tha Dumani me dyer të mbyllura në Kuvend: E duan arrestimin sepse…

arben ahmetaj ka tentuar te intimidoje deshmitare dhe te prishe prova bardhi tregon cfare tha dumani me dyer te mbyllura ne kuvend e duan arrestimin sepse
arben ahmetaj ka tentuar te intimidoje deshmitare dhe te prishe prova bardhi tregon cfare tha dumani me dyer te mbyllura ne kuvend e duan arrestimin sepse

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për mandatin e Arben Ahmetajt.

Bardhi u shpreh se Altin Dumani është shprehur në mbledhje se Ahmetaj ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë provat e mbledhura ndaj tij.

“Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova. Kjo nuk mund të ndodhë. Altin Dumani në mbledhjen e këshillit të mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova. Prokuroria kërkon arrestimin e tij për të shmangur prishjen e provave. Këta duan t’i japin kohë të prishë prova dhe të negociojë me Edi Ramën. Edi Rama të vijë këtu dhe të tregojë si po shkojnë negociatat me Arben Ahmetajn të vijë këtu të japë llogari me Damian Gjiknurin”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts