Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë: 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit. Ja si përgjigjet Rushajt lidhur me fondet e alokuara nga tërmeti








Ministri i Shtetit për Rindërimin dhe Programin e Reformave Arben Ahmetaj, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë tha se janë dhënë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit.  

ahmetaj 2

“Janë 25 kantierë ndërtimi, 14 nga Fondi Shqiptar, 11 bashkua plus 8 kanntierë të rinj që do fillojnë në Kombinat. 50 vende partnere në instuticionet ndërkombëtare. Në total u angazhuan dhanë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit nga të cilat 295 milionë euro grante, 853 milionë kredi dhe 3.4 milionë euro kontribute në natyre. Qeveria shqiptare ka përthithur 100% ato. BE 75 milionë euro objekte mësimore, 40 milionë euro trashëgimi kulturore, Gjermania 11 milionë euro objekte mësimore, Katari 5 milionë euro objekte mësimore. Vlera e granteve kap shumën që u referova”- tha Ahmetaj.

Alfred Rushaj ngriti shqetësimin se fondet e alokuara nga tërmeti janë përdorur për të blerë vullnetin e votave. Duke iu përgjigjur Rushajt, Ahmetaj tha se në vitin 2020 janë alokuar më shumë grante se në vitin 2021.

“Do ju sugjeroja të bëni një dallim të qartë mes fondeve të alokuara dhe fondeve të disbursuara. Sa i përket shifrave dua të jem jashtëzakonisht shumë i saktë. Në vitin 2020 kemi alokuar 9.6 miliardë lekë. Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë në total 15,1 miliardë lekë. Në vitin 2020 në bazë të vendimeve të qeverisë janë alokuar 8,5 miliardë lekë. KSHR-ja në bazë të furnizimit me kërkesa nga njësitë vendore, që kanë bërë vlerësimin e tyre me inxhinierë të pavarur dhe veton e ka vendosur Instituti i Ndërtimit, kanë përcaktuar sa është dëmi. Në vitin 2020 kemi alokuar më shumë grante se në vitin 2021”, tha Ahmetaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *