Arben Kondi: Çështja çame, nuk kërkojmë ndryshim kufinjsh, por të drejtën tonë për…

arben kondi ceshtja came nuk kerkojme ndryshim kufinjsh por te drejten tone per
arben kondi ceshtja came nuk kerkojme ndryshim kufinjsh por te drejten tone per

Publicisti Arben Kondi, autor i mbi 30 librave, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tha se shqiptarët e Çamërisë kanë të drejtë të rikthehen në vatrat e tyre, por kjo e drejtë u mohohet nga shteti grek.

Kondi tha se shteti shqiptar nuk duhet të ketë një pozicion inferior kundrejt atij grek lidhur me çështjen e Çamërisë.

Ai tha se kudo ku janë shqiptarët kanë një dhimbje për Çamërinë, e cila ëhstë një plagë që rrjedh gjak.

“Çamët nuk kërkojnë luftë, nuk kërkojnë ndryshim kufinjsh, por kërkojnë të kthehen në vatrat e tyre”, tha Kondi.

Ai u shpreh se sot në Çamëri të gjithë camërit ortodoksë, që janë vëllezërit tanë, flasin shqip, por kjo ndodh brenda familjes, brenda fisit, por jo në institucionet shtetërore.

Në 80 vjetorin e gjenocidit grek mbi Çamërinë, Kondi tha se dy qeveritë e dy vendeve shqiptare dhe greke duhet të ulen në tavolinë, të nisin diskutimet dhe të gjejnë një zgjidhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts