Arbitri Serra në lot pas gafës me Milanin, e ngushëlloi… Ibra








Gjyqtari Marko Serra është bërë protagonisti i kësaj jave në futbollin italian me gafën e tij të rëndë në fund të ndeshjes mes Milanit dhe Specias që praktikisht i kushtoi tre pikë të rënda kuqezinjve në luftën për titull. Një gabim për të cilin ai u ndërgjegjësua menjëherë duke i kërkuar edhe falje lojtarëve kuqezinj e klubit.

serra

Mediat italiane raportojnë se ai ka qenë shumë i tronditur në fund të sfidës e cila u mbyll me fitoren e Specias me një gol në kundërsulm në shtesë. Sipas “Corriere Della Sera”, ai ka përfunduar në lot pas mbylljes së takimit, pasi kishte kuptuar se vendimi i tij i gabuar kishte ndikuar në mënyrë absolute rrjedhën e sfidës.

Kjo ishte arsyeja pse drejtuesit e skuadrës kuqezi nuk e sulmuan me deklarata apo reagime gjyqtarin pas sfidës, pasi e kuptuan se ai ishte ndërgjegjësuar për ngjarjen. Për më tepër, raportohet se Zlatan Ibrahimoviç, bashkë me 3-4 lojtarë të tjerë të Milanit, duke parë tronditjen e “xhaketës së zezë”, ka shkuar dhe e ka ngushëlluar atë pas sfidës, duke i bërë të qartë se gjëra të tilla mund të ndodhnin dhe deri diku ishin të kuptueshme kur bëheshin me mirëbesim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.