Ardhja e Murinjos tek Roma, Panuçi këshillon portugezin: Ja kush futbollist duhet afruar tek verdhekuqtë






Ish-trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka komentuar për “Sky Sports” afrimin e Murinjos në stolin e Romës.

kristian panuci

Panuçi u shpreh se Murinjo duhet të bëjë afrime me eksperiencë pasi tek Roma mund të afrohet çdo trajner, por eksperienca bën diferencën.

Ardhja e Murinjos: “Mourinjo ka zgjuar të gjithë sheshin, ai është një personazh që sjell entuziazëm. Unë pres që një trajner i këtij kalibri të jetë në gjendje të pohojë veten dhe të blejë lojtarët e duhur për të fituar, përndryshe ai nuk do të shkojë askund. Çdo trajner mund të kalojë në Romë, por nëse nuk bën merkato të fortë nuk do të jesh në gjendje të fitosh”.

Përforcimet: “Roma është një ekip i ri, duhet sjellë përvojë. Ka nevojë për lojtarë që janë mësuar të fitojnë dhe menaxhojnë presionin, njerëz me personalitet”.

Derbi: “Sigurisht që të fitosh me Lacion është gjithmonë e rëndësishme, një frymë e freskët për ekipin. Do të ishte mënyra e duhur për tu përshëndetur edhe pse Fonseka bëri mirë me ata lojtarë që kishte”.

Panuçi ka luajtur si mbrojtës për skuadrën e Romës për 8 sezone në vitet 2001-2009, duke kaluar dhe pjesën më të madhe të karrierës tek verdhekuqtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *