Argëtimi në parqet e lodrave, ministri afgan i ashpër me luftëtarët: S’ka më selfie dhe lojëra për ju, po na prishni imazhin

Ministri i Mbrojtjes në Afganistan, ka ndaluar fotot dhe lojërat nëpër parqe të luftëtareve talebanë, duke thënë se këto pamje po prishin imazhin e tyre nëpër botë.

Që kur talebanët morën nën kontroll të gjithë Afganistanin, më 15 gusht, video të militanteve në parqe, kënde lodrash për fëmijë, duke vizituar kopshtin zoologjik të Kabulit dhe duke shijuar një sërë atraksionesh të tjera janë bërë virale.

“Qëndroni në detyrat që ju janë caktuar. Po dëmtoni imazhin tonë, i cili është krijuar me gjakun e dëshmorëve tanë”, tha Ministri i Mbrojtjes Mawlawi Yaqoob javën e kaluar, sipas Wall Street Journal.
Yaqoob, i cili është djali i themeluesit të talebanëve, argumentoi se selfiet e hedhura nëpër rrjetet sociale mund të kompromentojnë regjimin e ri në Afganistan dhe të vendosin në rrezik drejtuesit e talebanëve.

Ai kritikoi disa luftëtarë për adoptimin e modeleve perëndimore, të tilla si flokë deri në shpatulla, veshje me stil dhe mjekra të shkurtuara.

“Kjo është sjellja e komandantëve të luftës dhe gangsterëve të regjimit kukull” tha ai, duke iu referuar qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA, të cilën talebanët e përmbysën. “Nëse vazhdojmë të veprojmë kështu, Zoti na ruajt, ne do të humbim sistemin tonë islamik”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *