Argjentina raporton rastin e parë me variantin Omicron

Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit (COVID-19).

Nga ministria informojnë se varianti i ri i koronavirusit u zbulua te një person i cili më 30 nëntor arriti në provincën San Luis të Argjentinës nga Afrika e Jugut.

Autoritetet shëndetësore thanë se pacienti 38-vjeçar ishte i vaksinuar plotësisht, si dhe ishte shëruar nga COVID-19 në muajin mars.

Pacienti arriti në Argjentinë me test negativ PCR, ndërsa negativ ishte edhe testi i shpejtë i bërë pas arritjes në aeroport. Edhe pse ai nuk kishte asnjë simptomë, pacienti bëri testin për variantin Omicron pasi kishte pasur kontakt të afërt me persona që rezultuan pozitiv në këtë variant të koronavirusit, pas çka rezultoi pozitiv.

Në njoftim thuhet se personi tani është në karantinë dhe katër persona kanë qenë në kontakt të afërt me të deri më tani.

Në Amerikën e Jugut, varianti Omicron i koronavirusit paraprakisht u zbulua edhe në Brazil dhe Kili.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *