Arkitekti italian vret gruan dhe vajzën, plagos djalin e tenton të vetëvritet

18:38 04/05/2022

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin Samarate në Itali.

Kryefamiljari Alessandro Maja 57 vjeç vrau bashkëshorten e tij Stefania Pivetta 56 vjeç dhe vajzën e tyre Giulia 16 vjeç, ndërsa plagosi djalin 23 vjeç si dhe tentoi të vetëvritej por është i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure. Autori dyshohet se ka vrarë gruan dhe vajzën teksa ishin në gjumë. 57-vjeçari është një arkitekt i njohur në vendin fqinj. Asnjëherë në familjen e tyre nuk është raportuar për episode dhune, prandaj dhe krimi tronditi komunitetin në zonën ku ndodhi tragjedia.

Në tentativë për të vrarë veten, 57-vjeçari mbeti i plagosur dhe është në spital. Ai mbahet i arrestuar nga policia. Po kështu, edhe djali i tij ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Hetuesit thonë se do të përpiqen të mësojnë nga 23-vjeçari të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Dyshohet se krimi makabër mund të ketë ndodhur pas kërkesës për divorc nga ana e bashkëshortes. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts