Arktiku me temperatura mesdhetare

17:42 14/12/2021

Zyrtarizohet rekordi prej 38 gradë Celsius i Qershorit 2020

Ngrohja globale po i shndërron temperaturat e acarta të Arktikut, si ato të Mesdheut. Alarmi jepet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, ekspertët e të cilës zyrtarizuan rekordin e ri prej 38 gradë celsius që prekën temperaturat, gjatë verës së vitit të kaluar. Rekordi u shënua në qytezën siberiane të Verhojanskut më 20 Qershor 2020.

Sipas ekspertëve të kësaj organizate, kjo temperatura është 18 gradë më e lartë se mesatarja maksimale ditore për muajin Qershor. Po ashtu, matjet treguan se temperaturat, në pjesën më të madhe të stinës së verës së vitit të kaluar ishin deri 10 gradë mbi shifrat e zakonshme.

Arktiku është rajoni më i rrezikuar nga ngrohja globale dhe është ndër zonat që po ngrohet me dyfishin e ritmeve mesatare globale. Kjo ndikoi edhe në shtimin e zjarreve masive në pyjet e këtij rajoni gjatë verës dhe në shkrirjen e shpejtë akujve masivë, që mbulojnë pjesën më të madhe të kësaj zone.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *