Armaldo: Luizi ka koalicion me Oltën/ Luizi: Këtu nuk ka grupime! 

armaldo luizi ka koalicion me olten luizi ketu nuk ka grupime

22:34 – 17.03.2023

Armaldo: Luizi ka koalicion me Oltën/ Luizi: Këtu nuk ka grupime! 

Diskutime pafund pati mes Oltës dhe Qetsorit gjatë qëndrimit të tyre në korridor, ku po zhvillonin lojën “Floor is Lava”.

Një lëmsh është krijuar mes atyre dyve dhe kjo sipas Oltës lindi pasi Luizi i hodhi “helm” bisedës. Olta tha se Qetsori mendon që ajo ka një aleancë secrete me Luizin, ndërsa Qetsori u shpreh se i vjen shumë keq që ajo e mendon këtë gjë, pasi ai nuk e ka përmendur ndonjëherë.

Gjatë debatit të tyre, pjesë u bë edhe Armaldo, i cili tha se prej kohësh kishte thënë që mes atyre dyve ka një aleancë.

[embedded content]

Teksa po flisnin për grupe, Luizi tha se në shtëpi nuk ka grupime, thjesht ai mendon se është lojtar i fortë, Olta, Qetsori dhe Armaldo mendojnë njësoj si ai. Por, nuk ka grupime, tha Luizi.

[embedded content]

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts