Armand Duka bën urimin special për Partizanin, Laçin dhe Vllazninë: Këto suksese janë meritë e…








Presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk nguroi të uronte 3 skuadrat shqiptare, Partizanin, Laçin dhe Vllazninë për kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

urimi i dukës

Duka në profilin e tij në ‘’Facebook’’, shprehu dhe ambiciet për turin e radhës duke thënë se ‘’shorti rezervoi rivalë të fortë, jo të pakalueshëm’’.

Postimi i Armand Dukës

Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!

Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.

Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.

Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *