Armeni/ Kryeministri Pashinyan drejt dorëheqjes

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi se do të japë dorëheqje në muajin prill në mënyrë që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.

GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« rajonin Armavir tĂ« vendit, Pashinyan tha se “unĂ« do tĂ« jap dorĂ«heqje nĂ« prill. Por, unĂ« do ta bĂ«j kĂ«tĂ« jo pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pushtetin, por pĂ«r tĂ« mbajtur zgjedhje tĂ« parakohshme”.

Pashiani vuri në dukje se ai do të mbetet kryeministër i përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 20 qershor.

Muajin e kaluar, ushtria armene bëri thirrje për dorëheqjen e Pashinyanit.

Ai kritikoi thirrjen e ushtrisë për dorëheqje duke e cilësuar si një përpjekje për grusht shteti dhe u kërkoi mbështetësve të tij të dilnin në rrugë për të rezistuar. Ai më vonë shkarkoi shefin e ushtrisë, Onik Gasparyan.

Trazirat politike vijnë pas përfundimit të konfliktit ushtarak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit vjeshtën e kaluar, i parë gjerësisht si një fitore për Azerbajxhanin.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.