Armëpushim i brishtë në Gaza

13:36 22/05/2021

Krizë e rëndë humanitare, palestinezët kthehen në shtëpitë e shkatërruara

Gëzimi për fundin e luftës zgjati pak. Tani palestinezët duhet të ndeshen me shkatërrimin që la pas konflikti 11 ditor me Izraelin dhe krizën e thellë humanitare. Autokolonat e para me ndihma humanitare mbërritën në Gaza, ndërsa palët vijojnë të zbatojnë armëpushimin e rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit.

Mijëra palestinezë që u kthyen në shtëpi i gjetën ato të shkatërruara dhe ekspertët thonë se do të duhen disa vjet për rindërtimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e të plagosurve. Mbi 250 vetë u vranë nga konflikti 11-ditor, shumica prej të cilëve në Gaza. Si Izraeli ashtu dhe Hamasi pretenduan fitore.

Në jugun e Izraelit banorët festuan armëpushimin, por shumica janë të shqetësuar se fillimi i konfliktit të ri është çështje kohe.

Kamionët me ndihma humanitare nga disa agjenci, përfshirë ato të Kombeve të Bashkuara, sollën në enklavë medikamente, ushqim dhe karburant, pasi Izraeli rihapi pikën e kalimit kufitar Kerem Shalom.

Pas luftës llogaritet se mbi 100 mijë vetë u detyruar të larohen nga territori që kontrollohet nga organizata terroriste. 800 mijë vetë sipas OKB-së nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

“Nuk jam dakord me armëpushimin. Çdo të thotë ai? Jemi kthyer në shtëpi por nuk kemi ku të ulemi, nuk kemi ujë dhe energji elektrike, nuk kemi asgjë”, Samira Abdallah Naseer.

 “Armëpushimi është për të gjithë përveç nesh”, thotë Azhar Nasser, që e gjeti shtëpinë tërësisht të shkatërruar.

Zyrtarët palestinezë thonë se për rindërtimin e enklavës së shkatërruar nga lufta do të duhen dhjetëra milionë dollarë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *