“Armëpushim i plotë deri më 5 janar”/ Patozi komenton situatën në PD: Do hanë rehat gjelin e detit! Nëse nuk do të ketë reflektim atëherë…









Ish-themeluesi i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka reaguar pas ultimatumit që Sali Berisha i ka vendosur Bashës deri në 5 dhjetor për të liruar selinë e PD-së.

patozi

Patozi e quan këtë periudhë si armëpushim të plotë derisa të hanë gjelin e detit.

Në një koment shkurt të titullar “Zgjidhja mund të vijë në 6 janar”, Patozi shkruan se me shumë gjasa mbrojtësit e vulës së PD nuk do të reflektojnë.

Reagimi i Patozit

ZGJIDHJA MUND TË VIJË MË 6 JANAR

Më pëlqen shumë ky propozimi i “foltores” në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve.

Pastaj, me të parë e më të bërë… Nëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari. Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.