Armëpushim i ri në Mariupoli për evakuimin e civilëve

09:33 06/03/2022

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se ditën e sotme pritet që të respektohet një armëpushim i përkohshëm nga ora 10:00 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 21:00.

Armëpushimi do të shërbejë për evakuimin e 400 mijë civilëve të cilët mund të largohen nga korridoret e përcaktuara që prej orë 12:00 me orën lokale.

Ditën e djeshme Ukraina tha se forcat ruse vazhduan që të bombardojnë korridoret e evakuimit që duhet të ishin hapur. Mirëpo Rusia fajësoi “nacionalistët” ukrainas për ndalimin e largimit të civilëve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.