Armëpushim mes bombave?! Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare për evakuimin e civilëve

armepushim mes bombave rusia thote se do te hape korridore humanitare per evakuimin e civileve
armepushim mes bombave rusia thote se do te hape korridore humanitare per evakuimin e civileve

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës, për të lejuar evakuimin e civilëve, raportojnë mediat shtetërore.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, armëpushimi do të bëhet nga ora 10:00 – sipas kohës lokale – në kryeqytetin Kiev, si dhe në qytetet Harkiv, Mariupol dhe Sumi.

Të gjitha këto qytete janë duke u sulmuar nga forcat ruse.

Pala ukrainase nuk e ka konfirmuar ende armëpushimin.

Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur korridore evakuimi për civilët nga Mariupoli, dështuan.

Zyrtarët ukrainas fajësuan Rusinë, duke thënë se edhe gjatë orëve të dakorduara për armëpushim, ajo vazhdoi bombardimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts