Armët bërthamore të Penianit alarmojnë OKB-në

armet berthamore te penianit alarmojne okb ne
armet berthamore te penianit alarmojne okb ne

10:18 06/02/2022

Raporti: Koreja e Veriut ka teknologji të përparuar

Kombet e Bashkuara japin alarmin se Koreja e Veriut është në faza të përparuara të prodhimit të armëve bërthamore. Sipas një raporti të ekspertëve të kësaj organizate, detaje të të cilit janë publikuar edhe nga agjencia Associated Press, Peniani është tashmë në gjendje të prodhojë edhe pajisje ushtarake që mbajnë material bërthamor që mund t’i bashkangjiten raketave të sofistikuara që po testohen prej vitesh.

Në raport thuhet se Koreja e Veriut tashmë ka raketa me shpejtësi hipersonike të pakapshme nga radarët. Tekonologjia në duart e ushtrisë koreanoveriore arrin deri te raketat e manovrueshme përmes komandimit nga distanca për të goditur me precizion objektivat e lëvizshëm.

Associated Press shkruan se të gjitha këto armatime janë në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Koreja komuniste, ka rritur në mënyrë drastike që prej fillimit të këtij viti, testimet e raketave të rrezeve të shkurtra, të mesme dhe të gjata të veprimit dhe pajisjeve të tjera ushtarake, duke shkaktuar shqetësim në rrijte për sigurinë rajonale në Azinë Juglindore.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts