Arnautoviç shpërtheu në ofendime ndaj tij, Alioski flet për episodin e shëmtuar: Erdhi në dhomën tonë e më…






Marko Arnautoviç shpërtheu në sharje ndaj futbollistit me origjinë shqiptare, Ekzgjan Alioski, në fundin e ndeshjes Austri-Maqedoni e Veriut, e vlefshme për EURO 2020. Një episod tepër i shëmtuar, i cili u konsideruar si një sulm nacionalist nga FFM.

arnauto

“Të q**** mamanë shqiptare”, ishin fjalët e pista të nxjerra nga goja e Arnautoviç, drejtuar Alioskit, në momentin e shënimit të golit të tretë në minutën e 89-të. Në lidhje me këtë incident ka folur vetë Alioski, i cili në një prononcim për “Supersport” ndër të tjera deklaroi:

Alioski

“Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”, deklaroi Alioski.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *