‘Aromë’ lufte në Izrael, hidhen raketa mbi Jeruzalem, fillojnë sulmet ajrore mbi Gaza, 20 të vdekur (VIDEO)

Jeruzalemi dhe Gaza janë kthyer në shesh beteja. Bilanci i viktimave deri më tani është 20, përfshirë edhe fëmijë sipas ministrit të shëndetësisë të Palestinës.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet. Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *