Arratisja befasuese e 39-vjeçarit nga kati i katërt i hotelit

23:23 20/07/2021

Një person është vënë në pranga pasi është arratisur nga një qendër karantine duke lidhur disa çarçafë dhe duke zbritur nga dritarja e katit të katërt.

Policia tha se 39-vjeçari ishte duke kaluar karantinën në një hotel në Perth të Australisë. Sipas autoriteteve, i riu kishte udhëtuar drejt Perth nga Brisbane, por i ishte refuzuar hyrja për shkak të kontrolleve të shtuara si pasojë e rregullave të forcuara prej situatës së Covid.

Atij i ishte thënë që të largohej brenda 48 orësh. Dhe në fakt ashtu bëri, por jo ashtu siç deshën autoritetet. Ai u arratis të martën në orën 1:00 të mëngjesit.

“Ai zbriti nga dritarja e katit të katërt duke përdorur një litar që e bëri nga çarçafët dhe u arratis”, tha policia.

Autoritetet publikuan më pas pamjet e çarçafit që varej nga dritaret e hotelit. I riu u arrestua 8 orë më vonë.

Kjo nuk është hera e parë që perona të ndryshëm përpiqen që të arratisen për shkak të masave të shtrënguara në Australi. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *