Arratisja nga talebanët, del videoja tronditëse e dy vëllezërve afganë që ranë nga avioni

Pamjet e dy ditëve më parë nga aeroporti i Kabulit, ku njerëzit vraponin për të hipur në avionët amerikanë për të shpëtuar nga talebanët bënë xhiron e mediave ndërkombëtare. Disa luftuan duke u kapur dhe mbajtur pas gomave dhe krahëve të avionit, por dy vëllezër 16 dhe 17-vjeç ranë pasi avioni u ngrit nga pista.

Mediat kanë publikuar të tjera video nga momenti kur afganët kapen pas avionit që ngrihet nga aeroporti i Kabulit. Adoleshentët afganë që humbën jetën vinin nga një familje e varfër dhe për të ndihmuar nënën për të siguruar mbijetesën mblidhnin mbeturina.

Disa prej afganëve të dëshpëruar filmuan përpjekjen e tyre për të shpëtuar, duke regjistruar, në fakt, momentet e tyre të fundit. Kaosi jashtë aeroportit në Kabul vazhdoi edhe sot, me të shtëna nga talebanët.

Talebanët u kthyen në pushtet fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit brenda pak ditësh, më pak se tre javë para se SHBA të planifikojë të përfundojë tërheqjen e plotë të trupave të saj.

Pushtimi i Kabulit të dielën shkaktoi një panik masiv pasi njerëzit kishin frikë nga një rikthim i regjimit brutal të parë kur grupi kontrollonte për herë të fundit vendin nga 1996 në 2001.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *