Arrestime në Rusi në protestat kundër luftës në Ukrainë

20:52 24/02/2022

Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë sot pas pushtimit të Ukrainës. Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Janë shfaqur imazhe të policisë ruse duke arrestuar protestuesit në një protestë kundër luftës që po zhvillohet në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore.

Një imazh i marrë nga një fotograf i AFP-së në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një  mashkull i cili mbante një pankartë ku shkruhej:

“Jo luftës me Ukrainën! Putini të japë dorëheqjen”.

Imazhet e tjera tregojnë oficerët duke bllokuar sheshin. Një gazetar i Guardian në vendngjarje tha në Twitter se ka një “prezencë shumë të madhe policie” në zonë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.