Arrestime në Ukrainë, shërbimi i sigurisë vijon ndalimet pas akuzave për korrupsion në zyrat e rekrutimeve

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka vijuar me arrestimet e zyrtarëve në vend pasi presidenti Zelensky urdhëroi largimin nga detyra të gjithë shefave të zyrave të rekrutimit pas akuzave për korrupsion.

Shërbimi i Sigurisë tha se bllokoi tre “hapësira të veçanta të largimit të paligjshëm nga Ukraina të qytetarëve të moshës ushtarake”.

Grupet kriminale përfshinin anëtarë zyrtarë nga institucionet mjekësore dhe organet e qeverisjes vendore, thuhet në deklaratë.

“Kriminelët u ofronin ndihmë shmangësve në emigrimin e paligjshëm në vendet fqinje evropiane në bazë të dokumenteve të falsifikuara ose përmes të ashtuquajturit “karton jeshil”, sipas njoftimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts