Arrestimet në bashkinë e Tiranës, Shabani: Komision hetimor për skandalin dhe për emërimet e drejtorëve në institucion

arrestimet ne bashkine e tiranes shabani komision hetimor per skandalin dhe per emerimet e drejtoreve ne institucion
arrestimet ne bashkine e tiranes shabani komision hetimor per skandalin dhe per emerimet e drejtoreve ne institucion

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit në bashkinë e Tiranës pas arrestimit të ish-zyrtarëve të këtij institucioni nga SPAK.

Shabani u shpreh se ai ka kërkuar ngritjen e një komisioni në bashki lidhur me këtë rast, duke theksuar se sipas SPAK në këtë skandal janë vjedhur të paktën 20 milionë euro.

Ai u shpreh se e vetmja pengesë për ngritjen e këtij komisioni mund të bëhet Këshilli Bashkiak. pasi kryetari duhet t’i përgjigjet thirrjes së “parlamentit të qytetit” nëse ai e thërret.

“Komisioni është në dorën e këshillit, jo të Veliajt. Kryesia ose do respektojë ligjin, ose do pengojë punën që i ngarkon ligji. Unë nuk besoj se kryesia do e pengojë punën verifikuese dhe hetuese të këshillit. Është një kompetencë që ligji ta jep. Unë nuk besoj se kryetari i bashkisë nuk ka problem me interpelancë, ka dhënë dy herë interpelancë me nxënës këtë javë. Nuk besoj se ka ndonjë axhendë të ngjeshur që të mos flasë me këshillin. Nuk besoj se ka gjëra për të fshehur. Na duhet një komision hetimor që për vite të tëra janë vjedhur kaq shumë para, drejtori i shitjeve të ujësjellësit i shiste ujë vetë bashkisë.

Kjo është një kokrrizë orizi, rroga mesatare është 500 euro, pra sa një kokrrizë, ndërsa dëmi që i kanë shkaktuar këta është sa një pako e tërë që ka rreth 40 mijë kokrra orizi. Janë vjedhur 40 mijë rroga mesatare. SPAK thotë që janë të paktën 20 mln euro, si kanë vjedhur këta pa rënë në sy? Këtu ka 30 vjet që vidhet, ka një përgjegjësi politike. Qytetari zgjedh kryetarin, ky zgjedh drejtorët. Pse kaq shumë drejtorë janë nën hetim, a merreshin ndonjëherë me punë publike këta përveç kompanive të tyre.

E vetmja pengesë është këshilli bashkiak, kryesia do bëjë një interpelancë ose do shkojnë për shpërdorim detyre. Në momentin që e thërret kryetarja e këshillit, normal që kryetari do të vijë. Di që edhe këshilltarë të tjerë të opozitës kanë bërë të njëjtën kërkesë. Do të presim.

Raporti i Freedom House ka shpjeguar si pjesë të problemi edhe një pjesë të opozitës, që përbëhet nga këta që sulmojnë SPAK dhe ndërkombëtarët. Ka një qëndrim që justifikon realitetin që është dhe një që kërkon ndryshim. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e opozitës është ajo e para. Me një ndryshim të narrativës së realitetit njeriu që ata kanë në krye nuk vjen në pushtet. Nuk mund të flasë ai për fuqinë e SPAK sepse është vetë subjekt, nuk flet dot për rolin pozitiv të ndërkombëtarëve kur ata e kritikojnë. Një segment i opozitës duke qenë se është i ngjashëm me pushtetin e neutralizon situatën.
Dy standarde kanë qenë para SPAK, këta vidhnin dhe askujt nuk i hynte gjemb në këmbë. Berisha thoshte Meta dhe Nano janë për në burg, të njëjtën gjë bëri Rama dhe pastaj u bashkuan. Unë do të doja t’i shihja pas hekurave të tre. Ka ikur kryeministri i Rumanisë, Kroacisë, etj, këta e dinë këtë punë dhe deri tani kanë mbajtur njëri-tjetrin. Rotacioni politik ka nisur. Këta po e mbajnë me thonj, por është e pashmangshme.

Këta po shkatërrojnë besimin te shteti. Si mund të besosh, ne japim të dhënat private te e-albania. Çdo gjë që kemi ja japim shtetit dhe një nëpunës i merr me USB dhe i çon kush e di se ku. Dëmi është i jashtëzakonshëm. Balla jo që duhet të ishte dorëhequr, por duhet të ishte shkarkuar. Këta e kanë humbur përgjegjësinë publike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts