Arrestimi i 6 të rinjve me kallashnikovë në Durrës, Balla: Policia, detyrë për të parandaluar armëmbajtjen pa leje

arrestimi i 6 te rinjve me kallashnikove ne durres balla policia detyre per te parandaluar armembajtjen pa leje
arrestimi i 6 te rinjve me kallashnikove ne durres balla policia detyre per te parandaluar armembajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi policia në Durrës arrestoi 6 të rinj dhe procedoi një të mitur, pasi gjuanin gjatë natës me kallashnikov, që i kishin pa leje dhe pamjet i postonin në rrjetet sociale.

Balla shprehet se është detyrë e Policisë së Shtetit për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje. “Përgëzime Policisë së Shtetit ????Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri”, shkruan Balla.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit ????Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts