Arrestimi i Alqi Bllakos/ Hoxha: Ishte i bindur se nuk do ndalohej, sapo doli lajmi u zhduk! Kam informacione se shkoi në…









Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-deputeti Alqi Bllako kishte bindjen se ndaj tij nuk do të lëshohej një urdhër arrest.

Në emisionin Opinion, Hoxha deklaroi se pasi mori vesh për urdhër arrestin, Bllako ka fikur telefonin dhe është zhdukur.

Më tej, gazetari thotë se ka pasur informacione se Bllako ndodhen në Durrës ku kishte takuar disa persona.

“Policia ka shkuar ta mari nën mbikqyrje, por nuk e ka gjetur. Alqi që të martën kishte humbur gjurmët, kishte fik telefonin. Ditën që ka dalë lajmi ai ka qenë në lokal dhe ishte i bindur që nuk do dilte urdhër arresti për të. Dhe kur e ka parë lajmin në televizor është çuar nga kafja dhe ka ikur. Policia nuk e dinte. Unë po them që ishte në Durrës ku takoi disa persona, identitetët e të cilëve nuk jam shumë i sigurt. Unë kam qenë me avokatin që ta gjeja para se të dorëzohej për t’i marr një intervistë. E ka çuar i vëllai. Është dorëzuar vetë apo e detyruan, këtë nuk e dimë. Policia kur ka dalë deklaratë dhe ka thënë që e kishim, ka bërë deklaratë për 1 Prillin”, tha Hoxha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.