Arrestimi i ish-shoferit të Ardi Veliut, Klevis Balliu thirrje SPAK: Hetoni ‘shefat e mëdhenj’ të krimit që japin ‘licencat’

arrestimi i ish shoferit te ardi veliut klevis balliu thirrje spak hetoni shefat e medhenj te krimit qe japin licencat
arrestimi i ish shoferit te ardi veliut klevis balliu thirrje spak hetoni shefat e medhenj te krimit qe japin licencat

Shefi i Organizimit Klevis Balliu, në një komunikim për mediat ka reaguar për urdhër arrestet e SPAK, mes të cilave ishte edhe ish-shoferi i Ardi Veliut.

“Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posacme policore, duke shfrytëzaura detyrat e larta në policinë e shtetit. Më shumë se kaq trafiku, antiligji, korruptimi është një filozofi e plotë e qeverisë së Rilindjes që fillon nga kryeministri dhe përfundon te shoferi i zyrtarit më të vogël të shtetit”, thotë Balliu.

Në deklaratën e tij, Balliu i bëri thirrje SPAK  të mos merret me shoferët, por të hetojë edhe ‘shefat e mëdhenj’.

Deklarata e plotë:

Shoferi i Ardi Veliut kur ky ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë, është arrestuar bashkë me të shoqen, si pjesë ë një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë nga Franca në vlera që sipas përllogaritjeve kapin miliona euro.
Si në shumë raste të tjera nuk kanë qenë organet shqiptare të ligjit, por policia franceze që bllokoi në aeroportin e Parisit sende me vlerë dhe kjo shërbeu si indicie dhe shtysë për hetimin në Tiranë. Pas katër viteve aktivitet është bërë arrestimi i një grupi të gjerë ku përfshihen përvec bashkëpunëtorëve të Veliut edhe policë, doganierë, tregtarë etj.
Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun.

Nëse arrestimi i bashkëpunëtorit të ngushtë Sokol Idrizaj e inkriminon direkt Ardi Veliun, edhe për faktin se ky nuk është rasti i parë kur një njeri i afërt me kryepolicin rilindas kapet në veprimtari antiligjore.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga arrestimi në Itali për trafik droge i djalit të xhaxhait të Veliut bashkë me të shoqen, të cilët u kapën me 26 kg kokainë.
Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posacme policore, duke shfrytëzaura detyrat e larta në policinë e shtetit.
Më shumë se kaq trafiku, antiligji, korruptimi është një filozofi e plotë e qeverisë së Rilindjes që fillon nga kryeministri dhe përfundon te shoferi i zyrtarit më të vogël të shtetit.
Partia Demokratike shpreh alarmin për inkriminim qelizor të strukturave shtetërore dhe i bën thirrje SPAK të hetojë, jo vetëm trafikantët, jo vetem kur ata bien në rrjetën e policisë së vendeve të BE-së, por krerët, “shefat e mëdhenj” që u japin licensë për të vepruar të patrazuar për vite me radhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts