Arrestimi i Lefter Kokës/ Reagon kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve: Kjo është fal denoncimeve të PD-së! Në përfundim të punës do të çojmë dy raporte të tjera në SPAK









Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga selia e Partisë Demokratike, nënkryetarja e kësaj force politike, Jorida tabaku, reagoi për News 24 në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.

joridatabaku

Tabaku u shpreh se ky arrestim ka ardhur si rrjedhojë e denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje.

Si kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur në lidhje me inceneratorët, Tabaku u shpreh se në përfundim të hetimit raportet e përpiluara do t’i dërgohen SPAK-ut për të vijuar vënien e mëtejshme përpara përgjegjësisë të personave të tjerë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme, sidomos për pjesën e inceneratorëve. Ne pothuajse për 2 muaj jemi zënë dhe kemi bërë betejë parlamentare për ta ngritur Komisionin Hetimor. Edhe pasi e kemi ngritur kemi hasur vështirësi në lidhje me mbledhjen e informacioneve. Shkeljet janë të panumërta ashtu siç shkruhet në raportin e KLSH ose edhe në Komisionin Hetimor. Kemi mbyllur fazën e parë të mbledhjes së informacionit dhe gjatë dy javëve në vijim do të vazhdojmë me procesin e hetimit.

Në përfundim të punimeve të dy raportet ne do t’i dorëzojmë në SPAK për të vijuar hetimin. Nëse sot kemi një arrestim të Lefter Kokës, kjo është fal denoncimeve të Partisë Demokratike. Ne kemi dorëzuar padi të veçanta për të tre inceneratorët, atë të Fierit Vlorës dhe Tiranës”, tha Tabaku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.