Arrestimi i “njeriu të Putinit”, Zelensky propozon shkëmbimin e Medvedchuk me të burgosur lufte ukrainas

Pas arrestimit të djeshëm të politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka propozuar shkëmbimin e tij me të burgosurit e luftës ukrainas, të arrestuar nga Rusia.

“I propozoj Federatës Ruse të shkëmbejë ‘njeriun tuaj’ me djemtë dhe vajzat tona që tani janë duke u mbajtur rob nga Rusia. Është e rëndësishme që forcat tona të zbatimit të ligjit dhe ushtria gjithashtu ta marrin në konsideratë këtë mundësi”, është shprehur ai.

Lideri ukrainas i është drejtuar Moskës duke i bërë të qartë se forcat ukrainase do të kapnin më shumë ushtarë. Kapjen e Medvedchuk, ai e konsideroi një shembull për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. “Pavarësisht se sa kohë dhe përpjekje duhet, ne do t’i gjejmë të gjithë. Le të jetë Medvedchuk një shembull për ju. As ish-oligarku nuk shpëtoi”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *