Arrestimi i sekretares së Përgjithshme/ Debat në seancë, Balluku: Gazi nuk të pëlqeu përgjigjja e ministres? Kreu i grupit të PD: Ke fytyrë ti të flasësh moj?

arrestimi i sekretares se pergjithshme debat ne seance balluku gazi nuk te pelqeu pergjigjja e ministres kreu i grupit te pd ke fytyre ti te flasesh moj
arrestimi i sekretares se pergjithshme debat ne seance balluku gazi nuk te pelqeu pergjigjja e ministres kreu i grupit te pd ke fytyre ti te flasesh moj

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u përplas sot në Kuvend me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj dhe zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me akuzat që bëri në drejtim të ministres Manastirliu.

Duke iu referuar arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhi tha se ministrja duhet të japë dorëheqjen, teksa kjo e fundit u shpreh se nën qeverisjen e PS-së, ndryshe nga koha e mëparshme zyrtarët e lartë po arrestohen.

Debati

Felaj: Ju replikuat në fjalën tuaj dhe e morët përgjigjen përmes fjalës së ministres. Koha e saj do të llogaritet në emër të grupit.

Bardhi: Unë dua ti përgjigjem.

Felaj: Përgjigjen që doni ta jepni që nuk e jeni dot sepse nuk e lejon rregullorja, le ta japë një koleg i juaji që ka radhën për të folur.

Bardhi: Unë kam të drejtën e replikës, dua ti jap përgjigje asaj.

Felaj: Nuk ka replikë mbi replikën. Fjalën do tia jap zotit Sula.

Bardhi: Ministrja bëri një pyetje, do ti kthej një përgjigje.

Felaj: Nuk ka rregullore që deputetët i bëjnë pyetje njeri tjetrit dhe jepni përgjigje.

Balluku: Nuk të pëlqeu përgjigjja?

Bardhi: Ke ti fytyrë të flasësh moj?

Felaj: Zoti Sula afrohuni.

Balluku- Bardhit: E di që je i shqetësuar, por qetësohu.

Bardhi: Bëri një pyetje ministrja, më jepni pyetje të flas.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts