Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen për armatim të rrezikshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për mbajtje dhe posedim të armatimit të rrezikshëm. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Gushavc të Mitrovicës.

Policia ka gjetur një pistoletë të prodhimit çek me karikator me 7 fishekë të cal. 7.65 mm, si dhe armatim për thyerje dhe vjedhje: levë, dorëza, kapelë ngjyrë e zezë, lidhëse të plastikës dhe një portofol me dokumente të identifikimit.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datën 09.04. 2021 rreth orës 00:57 në fshatin Gushavc, Mitrovicë janë kapur dy persona të dyshuar, të cilët janë vërejtur dje nga ana e fshatareve, tek të njëjtit është gjetur një pistoletë e prodhimit çek me karikator me 7 fishekë të cal. 7.65 mm, si dhe armatim për thyerje dhe vjedhje: levë, dorëza, kapelë ngjyrë e zezë, lidhëse të plastikës dhe një portofol me dokumente të identifikimit.

Njësiti hetimor nga SP-Veri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dëshmi kanë konfiskuar material dëshmues, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për dhënien e deklaratës, thuhet në njoftim.

Është kontaktuar prokurori shtetëror për Vepra të Rënda i cili rastin e kualifikon si më lartë.

Me punë të mëtutjeshme operative Njësiti Hetues SP-Mitrovica – Veri kanë ardhur deri tek të dhënat Operative se të dyshuarit në shtëpitë e tyre posedojnë armë tjera dhe municion. Me urdhër vërbal nga gjyqtari kujdestar janë lejuar dhe kryer tri bastisje, në tri lokacione.

Lokacioni 1- fsh. Bistricë, KK Leposaviq –janë gjetur një pushkë automatike, dhe një armë M-48.

Lokacioni 2-Mitrovica Jug – Lagja Kolonia- janë gjetur – pjesë të pushkës automatike, karikator të pistoletës , si dhe një sasi e municionit të kalibrit të ndryshëm.

Lokacioni 3 –Zveçan –Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë.

Nga të dyshuarit janë marrë tre telefona mobil, të cilët kanë material të shumtë dëshmues, për vepra të ndryshme penale, në këtë drejtim hetimet vazhdojnë.

Ndërkohë është kontaktuar Prokurori kujdestar, nga ana e hetuesisë, të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

Gjatë kryerjeve së punëve operative-hetimore policore, është ofruar bashkëpunim i mirë dhe asistencë nga ana e hetimeve: SP – Mitrovica-Jug, SP-Leposaviq, SP-Zveçan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *