Arrestohen dy të dyshuar të tjerë për vrasjen e gazetares 29-vjeçare

12:13 22/09/2021

Shkon në 4 numri i personave të arrestuar për vrasjen e gazetares irlandeze Lyra McKee.

Policia në Irlandën e Veriut ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy të rinj të moshës 24 dhe 29 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur. Ata akuzohen për vrasjen e gazetares McKee, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit 2019.

Gazetarja 29-vjeçare konsiderohej si një nga gazetaret më premtuese të Irlandës kur u vra dy vjet më parë në Belfast, ndërsa mbulonte trazirat në Derry. Një grup ekstremist i vetëidentifikuar si “Neë Ira” mori përgjegjësinë.

Javën e kaluar, policia në Irlandën e Veriut kishte njoftuar arrestimin e dy personave të tjerë, 21 dhe 33 vjeç, si të përfshirë në vrasjen e gazetares.

Gazetarja Lyra McKee ishte duke qëndruar pranë një makine policie kur u godit nga një plumb. Dyshohet se ajo u prek nga plumbi kur një person i maskuar, qëlloi me armë drejt oficerëve të policisë.

Neë Ira, një organizatë terroriste kundër marrëveshjes së paqes të vitit 1998 që përfundoi tre dekada konflikti gjatë Troubles, tha se zonja McKee u qëllua aksidentalisht pasi qëndrontë në vijën e parë të përleshjeve të dhunshme. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *