Arrestohet aktorja e njohur në Iran, mbështet protestat kundër qeverisë

arrestohet aktorja e njohur ne iran mbeshtet protestat kunder qeverise
arrestohet aktorja e njohur ne iran mbeshtet protestat kunder qeverise

22:08 17/12/2022

Një nga aktoret më të njohura në Iran është arrestuar nga autoritetet iranianet pasi shprehu mbështetjen për protestat kundër qeverisë.

Taraneh Alidoosti akuzohet për “shpërndarje të informacioneve të rreme” në lidhje me protestat që kanë shpërthyer në të gjithë vendin.

Në një postim në Instagram ajo kishte dënuar ekzekutimin e një protestuesi. Aktorja u drejtohej organizatave ndërkombëtare që nuk kanë reaguar për ekzekutimin e protestuesit Mohsen Shekar, i cili u dënua me varje nga autoritetet iraniane.

“Çdo organizatë ndërkombëtare që shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa është turp për njerëzimin”, shkruante ajo në postimin e saj në rrjete sociale.

Faqja e saj në Instagram që ka më shumë se 8 milionë ndjekës, është mbyllur pas arrestimit të saj.

38-vjeçarja Taraneh Alidoosti është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit, e cila ka marrë pjesë në filmin “The Salesman” që ka fituar çmim OSCAR në vitin 2016 si filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts