
20:20 13/04/2022
Autoritetet në SHBA kanë arrestuar personin që dyshohet si autor i sulmit me armë në metronë e New York-ut, ku mbetën të plagosur më shumë se 20 persona.
Frank James dyshohet se qëlloi me armë dhe përdori bombola tymi të martën rreth orës 8:30 të mëngjesit duke shkaktuar panik në metronë e Brooklyn.
Departamenti i policisë së New York publikoi foton e autorit të dyshuar në Twitter dhe bëri thirrje që kushdo i cili kishte informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktonte menjëherë në numrin e tyre. Ata ofruan gjithashtu një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këtë gjë.
Autoritetet e zbuluan atë kur gjetën çelësat e një fugoni në vendngjarje. Furgoni qëndronte i parkuar në rrugët e Brooklyn dhe sipas zbulimeve paraprake ai ishte marrë me qira në Filadelfia nën kartën e kreditit të James.
Ende nuk dihen shkaqet e sulmit teksa autoritetet kanë hedhur poshtë mundësinë se ky ishte një akt terrorist./tvklan.al
On 4/12/22 at 8:30 AM, Frank Robert James fired numerous gun shots inside an “N” line subway car at 36th St & 4th Ave subway station causing serious injuries to 10 people. Anyone with info about the incident or his whereabouts should contact @NYPDTips or call 1-800-577-TIPS. pic.twitter.com/MaeF16i4bX
— NYPD NEWS (@NYPDnews) April 13, 2022