Arrestohet basketbollisti shqiptar në Holandë për grabitje me dhunë, spërkati viktimën me spraj djegës dhe…

arrestohet basketbollisti shqiptar ne holande per grabitje me dhune sperkati viktimen me spraj djeges dhe
arrestohet basketbollisti shqiptar ne holande per grabitje me dhune sperkati viktimen me spraj djeges dhe

Tre të rinj mes të cilëve edhe një i ri shqiptar, lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen me dhunë të një telefoni në Vilvoorde të Holandës.

Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje në internet dhe kishte një takim me një blerës të interesuar më 27 prill 2021. Në momentin kur blerësi i supozuar doli, menjëherë spërkati me spraj djegës viktimën në fytyrë.

Megjithatë, viktima ishte në gjendje të jepte një përshkrim të personit që e sulmoi dhe të makinës me të cilën ai u largua. Kjo i çoi hetuesit te i riu me iniciale H.B., një basketbollist 22-vjeçar që jeton në Bruksel, i cili luan për kombëtaren shqiptare të të rinjve.

Policia po ashtu ka mundur të identifikojë dy të dyshuar të tjerë, A.C. 21 vjeç dhe A.I.C. 21 vjeç. Ky i fundit ka rrëfyer se e kishte kryer vjedhjen, por deklaroi se A.C. kishte dijeni për planet e tij.

Ndërkohë, prokurorët kërkuan një shërbim komunitar prej 200 orësh ose një dënim me burg prej 14 muajsh të ndarë mes të treve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts