Biznesmeni kosovar Naser Kelmendi, i përshkruar si “Bosi i drogës” në Ballkan, u arrestua në qytetin e Loznica në Serbi.
Lajmi u njoftua nga media serbe. Kelmendi u pa në një hotel në hyrje të Loznica.
Media serbe ‘Novosti’ raporton se arrestimi u bë rreth orës 13:30 të Premten. Sipas informacionit të kësaj media serbe, ai ishte ndaluar dhe gjatë arrestimit nuk u gjet asgjë që mund ta lidhte atë me ndonjë krim të kryer.
Raportohet gjithashtu se Kelmendi është ende në stacionin policor Loznica dhe nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se pse u arrestua.
Lexo me shume: botasot.al