Arrestohet ish-Kryeministrja e Skocisë

16:54 11/06/2023

Ish-Kryeministrja e Skocisë në Britani të Madhe, Nicola Sturgeon, është arrestuar nën akuzën e financimit të paligjshëm të Partisë Kombëtare Skoceze.

Ndalimi i saj pason arrestimin e bashkëshortit në muajin Prill, si ish-shefi ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze, i cili u lirua më pas.

Një zëdhënës i ish-Kryeministres së Skocisë, bëri të ditur për mediat britanike se Nicola Sturgeon po bashkëpunon me autoritetet në kuadër të këtij hetimi. Ai konfirmoi gjithashtu edhe arrestimin e saj.

Ndërsa partia nuk bëri asnjë koment për arrestimin e Sturgeon. Zëdhënësi i Partisë Kombëtare Skoceze tha se kjo forcë politike ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk mund të bëjnë asnjë koment përderisa hetimi po vijon.  /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts