Arrestohet kryetari i komunës në Kosovë, ja për çfarë akuzohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten për arrestimin e kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviç, lidhur me dyshimet për kryerje të veprës penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Kllokoti është komunë me shumicë serbe në Kosovë, 55 kilometra larg Prishtinës derisa Dejanoviç është anëtar i Listës Serbe.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës Ekrem Lutfiu ka thënë përmes një deklarate se urdhri për arrestimin e tij ka ardhur nga gjyqtari i procedurës paraprake, duke përfshirë edhe kërkesën për kontrollimin e objekteve të Komunës së Kllokotit.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të premten është duke u zhvilluar një aksion policor në Kosovë lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion, i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Kelani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *