Arrestohet në Kosovë një shtetas serb, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

arrestohet ne kosove nje shtetas serb i dyshuar per krime lufte kunder popullates civile
arrestohet ne kosove nje shtetas serb i dyshuar per krime lufte kunder popullates civile

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë. Policia tha se arrestimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts