Arrestohet në Poloni një spiun rus, “zbërthehet” para autoriteteve, pranon se ka dhënë informacione për ushtrinë polake

Agjencia polake për Siguri të Brendshme (ABW) njofton se me urdhër të prokurorisë kanë arrestuar një person, i cili thuhet se kishte spiunuar në favor të Rusisë.

Sipas ABW-së, arrestuari është Marcin K., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprimtari spiunazhi për shërbime të huaja në dëm të Republikës së Polonisë, vepër e cila dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Pas marrjes në pyetje i akuzuari kishte pranuar që ka spiunuar për shërbimet e inteligjencës ruse, duke ju siguruar informacione që kanë të bëjnë me Ushtrinë polake.

Njoftimi për arrestimin e spiunit rus, Marcin K. bëhet tri ditë pasi u publikua lajmi për arrestimin e dy personave të cilët kishin krijuar një sistem të teknologjisë informative, për ta përdorur për sulme kibernetike në Poloni. Arrestimi i dy të dyshuarve ishte bërë në fund të muajit shkurt, por ishte mbajtur i fshehtë për të mos dëmtuar hetimet.

Dy të arrestuarit kishin krijuar një strukturë special përmes së cilës do të kryenin sulme kibernetike në operatoret e rrjetit GSM, internet, si dhe institucionet shtetërore.

Kohëve të fundit në Poloni vërehet një rritje e aktiviteteve të spiunazhit të shërbimeve nga lindja, e që kryesisht janë nga Rusia dhe Bjellorusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *