Arrestohet nga FBI ish-aleati i Trump

00:12 16/11/2021

Steve Bannon betohet se do të rrëzojë Presidentin Biden

Më pak se një vit qëkur iu dha falja nga ish-Presidenti Donald Trump, në momentet e fundit të presidencës së tij, ish-kreu i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon ka përfunduar sërish në qelitë e paraburgimit të FBI. Ai shkoi me vullnetin e tij në zyrat e Byrosë gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të hëne, moment që e bëri livestream në rrjetet sociale.

Të premten, një juri në Kolumbi ngriti akuza penale ndaj Bannon, për përbuzje të Kongresit, pasi ai kundërshtoi një thirrje që e urdhëronte të jepte dëshmi përpara komisionit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte ngjarjet e 6 Janarit në Capitol Hill. Bannon mund të përballet deri në dy vjet heqje lirie nëse dënohet.

Ish-Presidenti Donald Trump lëshoi një deklaratë përmes zëdhënësit të tij në Twitter i cili shprehu edhe mbështetjen e tij për këtë ngjarje.

“Kjo qĂ« po i ndodh Bannon nuk mbahet mend t’i jetĂ« shkaktuar njĂ« njeriu nĂ« historinĂ« e SHBA”, tha Trump.

Bannon është një element kyç në zhvillimin e ngjarjeve më të fundit. Duke qenë edhe pjesë e stafit Trump dhe e mbledhjeve të organizuara ai pretendohet të ketë informacione të mjaftueshme dhe të dhëna të sakta lidhur me akuzat. Megjithatë ndër të tjera ai akuzohet për mosparaqitje në marrjen me pyetje nga FBI dhe për mosdorëzimin e dokumentacionit të kërkuar nga organet përkatëse./tvklan.al

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.