Arrestohet një nga mafiozet më të rrezikshëm në Itali

19:00 18/12/2021

Graziano Mesina ishte arratisur disa herë nga qelitë apo spitalet

Policia italiane arrestoi mafiozin e njohur, Graziano Mesina në ishullin e Sardenjës. Një njësi speciale e karabinierëve arrestoi sot 79-vjeçarin në fshatin Desulo.  Mesina, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në burg dhe është arratisur disa herë. Ai  u dënua në vitin 2020 nga gjykata më e lartë e Italisë me 24 vjet burg për trafik droge dhe u arratis para se të ekzekutohej dënimi. Mesina është një nga kriminelët më të njohur në Sardenjë.

Ai ishte fshehur në shtëpinë e një çifti, tw cilët ishin miq të tij në Desulo. Në momentin që karabinieria ka hyrë në shtëpinë e çiftit, Mesina nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka qenë as i armatosur. Në pranga ranë edhe çifti i miqve të tij, të cilët akuzohen për ndihmë dhe nxitje.

Graziano Mesina gjatë viteve ’60-’70, ishte kreu i një bande që çoi në rrëmbimin e industrialistëve dhe politikanëve. Mesina u arrestua disa herë, por rregullisht arrinte të arratisej nga burgjet dhe spitalet .

Ndikimi i tij në ishull ishte aq i madh sa, në vitin 1992, ai ndërhyri në një rast rrëmbimi dhe ndihmoi si ndërmjetës në lirimin e një djali të ri.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *