Arrestohet një nga mafiozët më të rrezikshëm të vendit

Policia italiane arrestoi mafiozin e njohur, Graziano Mesina në ishullin e Sardenjës.

Një njësi speciale e karabinierëve arrestoi sot 79-vjeçarin në fshatin Desulo.

Mesina, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në burg dhe është arratisur disa herë, u dënua në vitin 2020 nga gjykata më e lartë e Italisë me 24 vjet burg për trafik droge.

Ai u arratis para se të ekzekutohej dënimi.

Mesina është një nga kriminelët më të njohur në Sardenjë.

Gjatë viteve ’60-’70, ai ishte kreu i një bande që çoi në rrëmbimin e industrialistëve dhe politikanëve.

Mesina u arrestua vazhdimisht, por rregullisht arrinte të arratisej nga burgjet dhe spitalet .

Ndikimi i tij në ishull ishte aq i madh sa, në vitin 1992, ai ndërhyri në një rast rrëmbimi dhe ndihmoi si ndërmjetës në lirimin e një djali të ri.

Rasti mori famë pasi rrëmbyesit i prenë një pjesë të veshit shtatëvjeçarit për të zhvatur një shpërblim. Djali i hotelierit u lirua vetëm pas 177 ditësh. Detajet dhe roli i Mesinës nuk u sqaruan asnjëherë.

Në vitin 2004, presidenti i atëhershëm italian, Carlo Azeglio Ciampi e fali kriminelin.

Megjithatë, për shkak se Mesina u arrestua sërish në vitin 2013 për trafik droge, falja iu hoq//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.